Home Stil / Modë Rita Ora dhe Bebe Rexha, pjesë e pasarelës VS Fashion Show 2018

Rita Ora dhe Bebe Rexha, pjesë e pasarelës VS Fashion Show 2018

SHARE

Këtë vit me sa duket do të kemi dhe një arsye tjetër për të ndjekur pasarelën më të famshme të të gjitha kohërave, pasi sapo u bë e ditur edhe pjesëmarrja e dy këngëtareve shqiptare me famë botërore. Vetëm pak më parë Victoria’s Secret publikoi listën e këngëtarëve që do të shoqërojnë me hijeshinë e zërave të tyre sfilatën e shumëpritur të vitit. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare që do të performojnë gjatë kohës kur modelet do të sfilojnë janë Bebe Rexha dhe Rita Ora, krahas performimit të The Chainsmokers, Halsey, Shawn Mendes, Kelsea Ballerini dhe The Struts.

Victoria’s Secret Fashion Show do të mbahet më 2 dhjetor, duke u rikthyer në New York pas shumë shfaqjeve ekstravagante në vende të ndryshme të botës, së bashku me yjet e muzikës dhe emrat e modeleve më të famshme.

Diamma Resort Ad

Bebe dhe Rita gjithnjë mbeten ndër emrat që na surprizojnë me triumfimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here